Për shumë refugjatë të ikur kryesisht nga Siria, Iraku e Afganistani, ishulli grek Lesbos shihet si ishull i shpresës, në rrugën drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
 
Por, jo të gjithë refugjatët arrijnë ta shkelin "tokën e premtuar", kur rrugëtimi i tyre përmbytet në ujërat e ishullit Lesbos.

Mijëra refugjatë të ikur nga konfliktet dhe lufta, sivjet kanë humbur jetën në Detin Egje, nga përmbytja e varkave, gomoneve dhe anijeve të mbingarkuara, në përpjekje për të kaluar në shtetet e BE-së, nëpërmjet Greqisë. /RE/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)