Pas ditëve me reshje intensive, bregdeti i Plazhit të Vjetër dhe e gjithë vija bregdetare në Vlorë është tejmbushur nga leshterikët.

Pamjet e Report TV regojnë se si bregdeti ka marrë ngjyrë të kafenjtë, si pasojë e grumbullimit masiv të leshterikëve. 

Situatë e ngjashme vazhdon deri në zonën e Kanalit të Motorit por edhe në bregdetin e Zvërnecit 

Krahas leshterikëve, në zonën e Plazhit të Vjetër kanë dalë në breg edhe shumë drurë dhe mbeturina të ndryshme. 

Këto prurje lidhen me rrjedhat që derdhen në detin Adriatik, si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve nga lumenjtë, përrenjtë dhe sistemit të kanalizimeve.

Drunjtë dhe mbetjet e grumbulluara shumë pranë vijës së detit kanë shtuar ndotjen në zonë, duke e bërë situatën problematike.

Për shkak të sasisë së madhe të leshterikëve, drurëve dhe mbetjeve, qarkullimi i mjeteve që tentojnë të futen në bregdet është aktualisht i pamundur.