Leskaj: KiE të heqë Shqipërinë nga
montorimi, Evans: Duhet të bindemi

Leskaj: KiE të heqë Shqipërinë nga<br />montorimi, Evans: Duhet të bindemi
TIRANË - Kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europes Velantina Leskaj, kërkon heqjen e monitorimit të KIE për Shqipërinë. Argumentet që zonja Leskaj ka dhënë për këtë kërkesë lidhen me faktin se vendi është gati kur pretendon të marrë dhe statusin në muajin dhjetor nga Këshilli i Ministrave , kur propozimi bëhet nga Komisioni Europian. 

"Shqipëria është një vend në monitorim nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës. Është koha që Shqipëria të dalë nga statusi i monitorimit për të kaluar në një status post monitorim"

Por duket se Këshilli i Europës do të kërkojë një sekondë të dytë për të parë dhe realizimin e disa reformave të tjera për te kaluar nga faza e monitorimit në postmonitorim. Ato duket se lidhen dhe me reformimin e KQZ-së

“Gjatë vizitës tonë ne do të shikojmë dhe gjëra si reformat Parlamentare, reforma në administratën publike, ndryshime në KQZ. Nuk do t'i futemi fare këtyre vështirësive që do të sjellin ndryshimet për KQZ-në të bëra në kuadër të zgjedhjeve që sapo ka patur Shqipëria. Dhe unë jam një ndër ata persona që thonë që ishte një rast shumë i mirë që ne patëm rezultate të mira nga zgjedhjet dhe duke patur parasysh KQZ-në nuk e di se cili do të kishte qenë rezultati i zgjedhjeve në rast se do të kishim patur barazim mes dy palëve. Prandaj mendoj se do të kishim një skenar tërësisht ndryshe dhe duhet të jemi realist për këtë.”- tha Evans.

Raportuesi për Shqipërinë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi bashkëpunimin mes qeverisë e opozitës për reformat. Ai nënvizoi dhe rëndësinë e reailizimit të reformave në drejtësi, të drejtat e minoritetit dhe lufën kundër korrupsionit.

“Sapo është konfirmuar që Shqipëria shumë qartë e sheh destinacionin e vet si anëtare e BE”, tha Evans duke shtuar se aspekt kyç për monitorimin e raportuesve janë reforma në drejtësi, trajtimi i minoriteteve, lufta e korrupsionit. “Roli ynë është që të bindemi nëse këto angazhime janë realizuar”- tha ai.

TAYLOR I KiE: SHQIPERIA KA BERE PROGES
Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë këtyre 15 viteve që është anëtare KiE. Deklarata është bërë nga Drejtorja e Përgjithshme e KiE-së, Verena Taylor, gjatë një konference të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me temën, “Anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, nga asistenca në partneritet”.

BUSHATI: PERFAQESIM DINJITOZ NE KiE
Duke folur në konferencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se, “Shqipëria është një nga vendet që ka zbatuar detyrimet nga anëtarësimi në KiE”. Sipas tij, “vendi ynë ka ngritje për një përfaqësim sa më dinjitoz në institucionet e KiE. Akademia jonë diplomatike po përgatit njerëz të aftë për të na përfaqësuar”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Bushati.
 
Shqipëria është aderuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ne vitin 1995. Konferenca e sotme u organizua në bashkëpunim me ambasadën gjermane.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS