Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim pune me Gene L. Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Në këtë takim Kryetari i KLSH-së, e falenderoi përzemërsisht Dodaron në lidhje me mbështetjen që ai i ka dhënë deri tani Kontrollit të Lartë të Shtetit duke pranuar sërish edhe për vitin 2017, ashtu si dhe në vitin 2016, trajnimin në zyrat e GAO-s në SHBA të dy audituesve të tjerë të lartë të KLSH-s.
 
Ai e njohu Dodaron me performancën institucionale të KLSH-së përgjatë këtyre dy viteve të fundit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com