Lesoto tërheq njohjen e Kosovës, Ministria e Jashtme: Nuk është e vërtetë, Serbia po prodhon lajme të rreme

Lesoto tërheq njohjen e Kosovës, Ministria e Jashtme: Nuk është e vërtetë, Serbia po prodhon lajme të rreme

Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të prodhojë dhe fabrikojë lajme të rreme, me qëllim përhapjen e gjuhës së propagandës kundra njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Duke reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryediplomatit serb Ivica Daçiç, sipas të cilit Lesoto është një prej vendeve që e ka tërhequr njohjen për shtetin e Kosovës, Ministria e Jashtme e Kosovës i konsideron këto trillime, që janë bërë edhe më herët kundër Kosovës. 

Në njoftimin e saj, për mediat kjo ministri i bën thirrje zyrtarëve Serbë, të heqin dorë nga kjo gjuhë urrejtje e të ndalen së vepruarari kundër Kosovës, e të njohin rezultatet e arritjeve të saj.

Tashmë është konfirmuar që pohimet e Serbisë në lidhje me gjoja tërheqjen e disa njohjeve nga vendet sikurse Guniea Bissau, Liberia, Gana, nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta, përpos se në trillimet dhe imagjinatën e disa figurave të vetmuara në Beograd. Është koha e fundit që liderët në Serbi ta kuptojnë që sukseset e Republikës së Kosovës sikurse ai në Armeni, nuk mund të ndalen dhe as të mbahen të fshehura. Përkundrazi, ishin po disa nga ato vende për të cilat Serbia pretendonte që po ri-konsideronin çështjen e njohjes, të cilat ishin në favor të avancimit të statusit të Republikës së Kosovës nga vend vëzhgues në vend të asocuar.

Ministria e Punëve të Jashtme

Deklarata e plotë e MPJ të Kosovës:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjellë më vëmendje qasjen destruktive të Serbisë në lidhje me krijimin e lajmeve të rrejshme, me qëllim përhapjen e propagandës dhe konspiracioneve në lidhje me zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën.

Është veçanërisht shqetësuese që një pjesë e këtyre lajmeve merren dhe përhapen nga mediat të ndryshme në rajon dhe hera herës edhe në Kosovë.

Tashmë është konfirmuar që pohimet e Serbisë në lidhje me gjoja tërheqjen e disa njohjeve nga vendet sikurse Guniea Bissau, Liberia, Gana, nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta, përpos se në trillimet dhe imagjinatën e disa figurave të vetmuara në Beograd.

Është koha e fundit që liderët në Serbi ta kuptojnë që sukseset e Republikës së Kosovës sikurse ai në Armeni, nuk mund të ndalen dhe as të mbahen të fshehura. Përkundrazi, ishin po disa nga ato vende për të cilat Serbia pretendonte që po ri-konsideronin çështjen e njohjes, të cilat ishin në favor të avancimit të statusit të Republikës së Kosovës nga vend vëzhgues në vend të asocuar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjellë dhe analizuar me vëmendje edhe deklarimin e fundit të Presidentit Vuqiq, në lidhje me pohimet e tij se vendet perëndimore po përkrahin fuqishëm Kosovën në synimet e saja për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare.

Dëshirojmë t’i rikujtojmë këtyre figurave në Beograd, që perëndimi dhe Republika e Kosovës janë dhe do të vazhdojnë partneritetin e tyre të plotë dhe harmonik, jo vetëm në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe në të gjitha agjendat ku demokracia, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar, kërkojnë involvimin aktiv të Kosovës.

Sikurse edhe në kaluarën edhe ky ‘dokument’ është prodhuar në Beograd për të krijuar një lajm të rremë, pikërisht në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces.

Të vetmin efekt të këtij komunikimi të Beogradit dhe të dokumenteve të tilla, përpos se lajme ditore, nuk kanë arritur të prodhojnë asgjë.

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme çështja e deficitit demokratik në Serbi, është çështje, e cila është një fakt i kryer për të cilin jo vetëm rajoni, por edhe perëndimi e sheh si problematik.

Sidoqoftë, Republika e Kosovës nëpërmjet partneritetit të saj strategjik do të arrijë t`i menaxhojë refleksionet negative ndërkombëtare të këtij deficiti, i cili fillon nga Vuqiq dhe Daqiq.

Praktika e shfrytëzimit të lajmeve të rrejshme nuk përkon me nevojën për përmbushje të kritereve demokratike të kërkuara nga Bashkimi Evropian, dhe as me synimet e promovimit të kulturës konstruktive mes vendeve fqinje në rajonin Ballkanik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja