Që do të kemi një kryeministër pas zgjedhjeve, kjo as që vihet në diskutim, po që do të kemi një kryeministër që e ka zët çështjen e fëmijëve, edhe kjo nuk ka diskutim. Të vetmit që mungojnë në programet dhe debatet e partive, po jo në mitingjet e tyre, janë pikërisht fëmijët. Hiq një përpjekje të Partisë Socialiste për të dëgjuar shoqërinë civile lidhur me fëmijët, ata janë të munguarit e mëdhenj, edhe pse janë të pranishëm në betejën elektorale, si të ishin ushtarë-fëmijë të vendeve afrikane.
Kryetarët e përjetshëm të politikës shqiptare kanë shprehur shpërfillje dhe të mendosh që fëmijët kanë një Kartë të veçantë të të drejtave, pra duhen trajtuar veçan, gjë që nuk ka ndodhur. Në përpjekjen për tua kujtuar udhëheqësve politikë detyrimin e posaçëm që kanë ndaj fëmijëve, po rendisim disa nga kërkesat që ne prindërit kemi për fëmijët në nivel kolektiv. Ne prindërit jemi të shqetësuar për sigurinë fizike të fëmijëve.
Prandaj mblidhemi si miza përpara shkollave për të shoqëruar fëmijët. Nuk kemi besim te klima shoqërore, qoftë dhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura: fëmijë janë kthyer në vrasës, fëmijë janë vrarë, fëmijë janë grabitur, fëmijë janë rrahur. Shkollat duhen trajtuar si objekte të rëndësisë së veçantë, si njësi të pacenueshme dhe që komunikojnë me mjedisin rrethues.
Shkolla të reja janë ndërtuar, po ato nuk janë të bukura, janë të zhveshura, të ftohta: mungon ndjenja e të bukurës në shkollat tona, mungon shija, mungon edukimi fizik, edukimi muzikor e artistik, edukimi letrar e filozofik, edukimi shkencor e teknologjik, por nuk mungon asnjë nga këto lëndë.
Duhet të kalojmë në hapësira të tjera edukimi, të cilat nuk janë shfrytëzuar në masën e duhur: edukimi me aftësitë jetësore, edukimi qytetar, edukimi patriotik, edukimi me vullnetarizmin. Shkolla nuk është një vend atraktiv, shumë fëmijë nuk mësojnë asgjë, thjesht mësojnë të kopjojnë. Fëmijët tanë mbajnë një çantë të rëndë në kurriz, që rrezikon vetëm një gjë: shtrembërimin e shtyllës kurrizore. Nuk mund të lejojmë që fëmijët të mos mësojnë diçka.
Shkolla është një pjesë, pjesa tjetër është jashtëshkolla. Kjo e fundit është nën nivelin zero. A duhen programe kombëtare për të krijuar një kohë pas shkolle për fëmijët? A duhet të ëndërrojnë fëmijët tanë madhështinë? A do të kemi pishina në shkolla?
A kanë nevojë fëmijët tanë të kenë një Qytet Shkence, një Qytet Arti, një Qytet të botës nënujore, një Park Zoologjik madhështor (disa privatë i kemi shumë herë më të mirë)? Asnjë gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar në premtimet elektorale! Dhe nuk e kemi shtruar ende çështjen e pakthyeshme të hapësirave që duhet të kenë fëmijët për të luajtur.
Jeta e shumë fëmijëve është cenuar. Shumë fëmijë kanë mbetur jetimë për shkak të aksidenteve rrugore, shumë fëmijë janë lënduar dhe kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore. E njëjta gjë ka ndodhur për shkak të aksidenteve në punë dhe për shkak të vdekjeve aksidentale, mbytjeve nëpër basene, fëmijë të rrëmbyer, fëmijë të vetëvrarë, fëmijë të keqtrajtuar, e të përdorur. Ka shumë fëmijë që punojnë. Këtyre duhet t’u sigurohet mbrojtje e veçantë, me ligj të veçantë dhe sistem monitorimi të veçantë. Janë dhjetëra mijëra.
Shumë fëmijë kanë rënë pre e sistemit shëndetësor duke humbur jetën, ose duke u kuruar gabim. Duhet të ketë protokolle të veçanta për fëmijët, e sidomos për fëmijët që humbin jetën qysh në lindje ose nuk arrijnë as të lindin. Shifrat e tyre janë të papranueshme. Ne prindërit jemi të shqetësuar për ushqyerjen e fëmijëve, ku në përqindje të mëdha kemi fëmijë mbipeshë, e në përqindje shumë më të mëdha, kemi fëmijë të kequshqyer.
Programe të posaçme që përfshijnë edukimin e prindërve dhe fëmijëve lidhur me ushqimin, janë krejt të mundshme. Përveç fëmijëve në zgrip të shoqërisë, siç janë jetimët, lypësit, minatorët, fëmijët me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara, fëmijët e trafi kuar dhe të abuzuar, të miturit kontingjent krimi, etj., ka shumë fëmijë që nuk kanë probleme të mbijetesës, po kanë probleme të mirërritjes, mirëedukimit, kultivimit.
Ky është një bllok gjigand prej 1 milion fëmijësh dhe për këta fëmijë as flitet, as bëhet gjë. Le të mendojmë disa prej nënkategorive të tyre: fëmijët sportistë, talentet në fushën e artit, talentet në fushën e shkencës, fëmijët pjesëmarrës në konkurse të ndryshme, e shumë të tjerë që kanë aftësi të veçanta. Të gjitha këto nënkategori nuk gjejnë qartësisht rrugën e kultivimit të talentit dhe aftësive të tyre.
Jo se mungojnë iniciativat. Po një fëmijë nuk mund të bëhet talent në matematikë në klasën e nëntë, as në sport, as në art, as në një fushë tjetër. Kultivimi i hershëm i aftësive është tabu. Ka dhe mijëra pyetje të tjera për fëmijët, ndoshta shumë më tepër se sa për të rriturit, të cilët harxhojnë gjithë kohën elektorale. Përgjigjen duhet ta japin ata që do të qeverisin vendin në mandatin e ri, edhe pse ne nuk kemi vetëm aftësinë për të bërë pyetje, por dhe aftësinë për të dhënë përgjigje, e më tepër, për të dhënë zgjidhje.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com