Nga qelia ku ndodhet Arben Frroku, me anë të një letre të ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com, deklaron se, arrestimi i tij është bërë pasi ai kishte nisur aktivitetin politik në veri të vendit, Pukë dhe Shkodër. “Më arrestuan politikanët që kishin frikë nga lëvizja ime politike”, shkruan Frroku në letrën e tij.
Mesazh për opinionin publik
Arrestimi dhe gjyqi ndaj meje janë me prapavijë të pastër politike
Dëshmitari i “mbrojtur” i prokurorisë, produkt i manipuluar
Jam i pafajshëm!
Unë, i quajturi Arben Frroku, lindur në Pukë, banues në Tiranë, i vënë nën akuzë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vrasjen e shtetasit Dritan Lamajt, dua të ndaj pak fjalë me lexuesit, përmes medias, pasi po kaloj një ferr të vërtetë mundimesh dhe akuzash të padrejta që më janë bërë nga segmente të caktuara të drejtësisë, por jam i goditur edhe nga sulmet që po më bëhen mua dhe gjithë anëtarëve të familjes time; qoftë nga qarqet më të larta politike, por edhe ato mediatike.
/Shqiptarja.com

Zbulimi i dëshmitarit, SHKB po heton ish-punonjës policie
Tentohet të vritet dëshmitari i mbrojtur në procesin "Frroku"