Letër Kolegut italian:
Piratët demode 
Versione in italiano

Letër Kolegut italian:<br />Piratët demode <br />Versione in italiano
Mirëdita Alesio,
të shkruaj si kolegu-kolegut italian. Historitë tona profesionale janë shumë të ndryshme, ashtu siç janë të ndryshme edhe arsyet për të cilat unë 21 vite më parë dhe ti tani, gjendemi të bëjmë gazetarin në Shqipëri. Të shkruaj sot, por me ndonjë ndjenjë faji, pasi ndoshta duhej ta bëja muaj më parë kur sapo mbërrite, për të të treguar ndonjë gjë më shumë mbi këtë tokë. Eshtë si traditë të këmbehen këto gjera mes kolegësh, sidomos ku një “i ri” vjen në një vend që “veteranët”  mbulojnë prej kohësh: një lloj briefing profesional për të shmangur ndonjë gafë dhe paragjykim.
 
I pari paragjykim në të cilin u pengove që në ditët e tua të para në Tiranë dhe më duket se nuk të është qartësuar akoma, është se Shqipëria e sotme nuk është ajo që ti imagjinon dhe që i përket një imazhi të shumë, shumë viteve më parë. Eshtë e vërtetë që deri në mes të viteve ’90 shqiptarët e shihnin televizionin italian si një model: akoma më parë, gjatë regjimit komunist, rrezikonin edhe të arrestoheshin kur montonin “kanoçet” (një lloj kutie llamarine e transformuar në antenë televizive) përshtatnin televizorët shqiptarë për të kapur stacionet italiane dhe jugosllave që teknikët e regjimit kishin bërë me zhurmues. Paragjykimi ishtypit italian mbi zbarkimet e para të dhimbshme të shqiptarëve në brigjet puljeze (mes 1992/1993) ishte tamam ky: Shqiptarët zbarkonin te ne duke besuar se Italia ishte si “Colpo grosso” apo “Domenica In”. Ja, duke të dëgjuar të flasësh sot me të njëjtat argumente, më dukesh sinqerisht jashtë kohe.
 

Fenomeni i klandestinitetit drejt Italisë (kapitull tragjik në historinë e dy vendeve tona që i ka kushtuar jetën mijëra shqiptarëve) për fat të mirë ka marrë fund që në vitin 2001, edhe pse në të vërtetë u deshën disa vite që të tejkalohej paragjykimi i shabllonit shqiptar-gomone. Duke të të dëgjuar të evokoje këto argumente pak netë më parë me nëntituj në shqip, m’u duke i mbyllur në një makinë kohe të bllokuar 20 vite më parë. Një rregjistrim nga arkivi. Ti do të më thuash: Foli Luciana Littizzetto për gomonet, ndërsa ti e kritikove për këtë gjë. Të themi të vërtetën, në atë “gag” shumë të shkurtër të transmetuar në Rai Tre, je ti që tregoheshe si emigranti që ndoshta kishe mbërritur në Shqipëri me gomone dhe jo e kundërta: dhe në fund të fundit ishte një metaforë perfekte, edhe pse e shndërruar në grotesk nga satira, me ne italianët që kemi ndryshuar rolin me shqiptarët dhe vijmë në Shqipëri për të kërkuar punë.

Ti bën sikur skandalizohesh nga një paragjykim të evokuar nga Littizzetto, por hedh një edhe më të keq: si shpjegohet që gazetarët shqiptarë, u kërkoje të ftuarve të tu në studio, dhe si shpjegohet që opinioni publik shqiptar nuk u bënë solidalë me ty që pate idenë për të “vjedhur” ndonjë format televiziv dhe e solle në Shqipëri? “Duhet të jenë krenarë”, tentove të shpjegosh, sepse më në fund mund të shohin në Atdhe atë që deri dje duhet ta shihnin vjedhurazi në Itali.
 
Ja pra, duke të dëgjuar të trajtosh këtë argument sot, në vitin 2013, më dukesh démodé në një formë të sikletshme. Formatet televizive janë “vjedhur” në Shqipëri (ndonjë është vjedhur, ndonjë vetëm imituar) shumë vite më parë, pra si të thuash, je i fundit ndër të fundit. Por edhe ky tashmë është një fenomen i vjetër, i konsumuar që në vitin 2005, kur në Shqipëri parlamenti aprovoi ligjin për të Drejtat e Autorit. Më parë bëhej tamam siç po bën ti sot, por 8 vite më vonë. Nuk je as pionier, por as bamirës.
 
Në fund ti e pranon: “Ti themi gjërat siç janë: kemi kopjuar studion e 2-3 viteve më parë. E megjithatë nëse mendojnë se duhet të paguajmë diçka, e flasim”. Eshtë tamam sikur një hajdut i kapur me një makinë të vjedhur t’i thotë pronarit të saj: “Ok, është e jotja, sa don që ta paguaj?”. Po nëse i zoti nuk dëshiron ta shesë makinën? Arroganca e parasë që sjell imunitet, është një tjetër plagë në këtë vend: mos u bëj zëdhënës.
Ti thua: “Shikoni se këtu në Shqipëri askush nuk shpik asgjë”. Nuk është më e vërtetë kjo që thua: ajo që transmetohet akoma sot në shumë televizione në format copy paste ka lindur në ato vite të piraterisë tepër të përhapur. Që atëherë, kanë lindur shumë stacione televizive (janë 94 në të gjithë vendin që transmetojnë në sinjalin analog) që shpikin e prodhojnë formate. Dhe kush nuk ka fare ide të reja, prej shumë vitesh blen formatet jashtë duke i paguar qindra mijëra euro. Ashtu sic blihen të drejtat për ndeshjet e kampionateve e të gjithë botës, siç paguhen të drejtat e autorit për këngët, siç blihen të drejtat për filmat, dokumentarët, deri Formula Uno, me fatura prej miliona eurosh të paguara çdo vit nga sipërmarrësit shqiptarë. Pastaj, nëse ndonjë pirat insiston të piratojë, është i paligjshmë. Dhe pikë.
 
Ti nuk e njeh këtë vend dhe duket kur thua se ka akoma shqiptarë që sot, në vitin 2013 të ëndërrojë me “kanoçe” në dorë të shohë fshehurazi televizionet e huaja. Jo Alesio. Sot në Shqipëri edhe filmat vizatimorë janë të dubluar në shqip, ka 70 kanale dixhitale në gjuhën shqipe me filma dhe dokumentarë të transmetuar në gjuhën shqipe, me të drejtat e paguara rregullisht. Edhe për këtë arsye, të shohësh televizionin tënd tepër i pasur në para, por deri tani i varfër në ide, që detyron shqiptarët të flasin në italisht, më duket fryt i një kulture shumë të vjetër neokolonialiste. E krahasuar me atë të një biznesmeni të madh të huaj që ka një fabrikë oxhakët e të cilëës mbushin qytetin e zonat përreth me tymëra kancerogjene. Pyetjes së një gazetari se përse nuk merr masa kundër ndotjes, u përgjigj: “Ju e dini sa kushton një filtër? Nëse do të vendosja filtra, atëherë e bëja këtë biznes në shtëpinë time”.
 

Shqiptarët u hapin dyert sipërmarrësve të huaj sepse vazhdojnë të besojnë se kapitalet e tyre, bashkuar me know-how përbëjnë vlera akoma të nevojshme për rritjen e vendit. Shqipëria nuk ka më nevojë për ato sipërmarrje hileqare e pak pirate që erdhi në këto anë në vitet ’90, përfituese (ndonjëherë në mënyrë të jashtëligjshme) e privilegjeve, kontratave dhe koncensioneve që më pas nuk janë përkthyer asnjëherë në mirëqënie për shqiptarët. Ato kohë kanë perënduar: shqiptarët janë zhvilluar, ndonjë ka mbetur ende pirat. Të gjithë bashkë duhet të luftojmë këta piratë që kanë mbetur, nuk ka nevojë për të tjerë.


 La versione originale in lingua italiana

Shkrimi u publikua dhe në (print)  të gazetës Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit