DURRËS - Një letër poshtë jastëkut ku shkruanin se do të iknin në Angli. Kaq i kanë lënë familjes dy adoleshente nga Durrësi, kushërira me njëra-tjetrën, të cilat u gjetën në Lushnje një ditë pasi prindërit e tyre nuk kishin asnjë informacion se ku gjendeshin. Vajzat A.R 16 vjeç dhe kushërira një vit më e vogël me inicialet Sh.H u gjetën nga policia e Lushnjes dhe do të dërgohen në Durrës.
Ishte babai 58-vjeçar i njërës prej tyre i cili denoncoi në polici zhdukjen e adoleshenteve.
Specialistët për Krime në komisariatin e Policisë së Durrësit nisën hetimet për këtë rast.
Pak kohë më parë, historia e dy motrave Kajtazi tronditi opinionin publik, pasi dy të rejat, 18 dhe 14 vjeç braktisën familjen përmes një plani të mirëorganizuar, njëjtë si një skenar filmi. Aventura e tyre e cila i çoi deri në jug të vendit ku shpenzuan një pjesë të mirë të parave që vodhën nga shtëpia para largimit, u mbyll me rikthimin e dy motrave në shtëpi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com