Letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit gjatë 1921-’24, Butka: Akuzat për tradhëti ndaj tij e ‘Ballit’ bien! Si e mbrojti Çamërinë e Kosovën!

I mbërthyer mes kontributeve të pamohueshme, dhe dritëhijeve që kontestohen, letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit përgjatë viteve 1921-1924, vjen i botuar në vëllimin e shtatë të veprës së zgjedhur të tij (nga Instituti i Studimeve “Lumo Skëndo"), të prezantuar këtë të hënë në Muzeun Historik.

 

“Ky vëllim përmban kryesisht letrat e Mid’hatit dhe njerëzve me të cilët ai ka komunikuar, përfshirë këtu kryeministra, presidentë etj., pra burra shtetesh të vendeve të ndryshme, por edhe të Shqipërisë. Kryesisht janë për çështjen kombëtare të cilën ai ka mbrojtur në Konferencën e Paqes në Paris, në Konferencën e Ambasadorëve dhe Lidhjen e Kombeve, ku ishte edhe anëtar i Këshillit”, tha studiuesi Uran Butka, dr. i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

 

Në këto letra, del në pah protesta e Frashërit kundrejt ndarjes që u ishte bërë kufijve të Shqipërisë në konferencën e ambasadorëve në Londër, dhe riskun e vazhdueshëm nga lakmia e fqinjëve. “Më duket kaq e përbindshme! Të vesh e t’i japësh Serbisë rajonet që ajo ka rrënuar, pasi ka therur me dorë të ftohtë banorët e tyre”, shkruan në njërën prej veprave të tij.

 

“Ka mbrojtur kufijtë jo vetëm në pjesën jugore të Shqipërisë, por edhe atë veriore. Në një kohë që pjesë të rëndësishme ishin okupuar nga Serbët ai ka mbajtur kumtesa dhe protesta të fuqishme për t’i mbrojtur banorët kryesisht të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Maqedoni, nga invazioni serb dhe shpërngulja”, shprehet më tej studiuesi.

 

Çështja çame si ambasador i Shqipërisë në Athinë, është kryefjalë e letërkëmbimit të tij, ku flet ndër të tjera për trysninë, dhunën e ushtruar nga pala greke për largimin e shqiptarëve nga trojet çame.

 

“Ishte një interes i qeverisë greke dhe turke për t’i shpërngulur shqiptarët nga vendi i tyre duke i shkëmbyer si turq në kundërshtim edhe me Traktatin e Lozanës që e ndalonte këtë këmbim. Ai e mbrojti këtë të drejtë fuqimisht, dhe më në fund, pas 4-5 vjetësh përpjekje në Shqipëri, Greqi por edhe Evropë arriti ta ndalojë këtë tragjedi të Çamërisë”, thotë Butka.

 

Për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ish-Jugosllavia, Mid’hati siç theksojnë studiuesit i del kundër edhe Ahmet Zogut.

 

“Jo vetëm që kundërshtonte dhënien e Shën Naumit serbëve por edhe të Vermoshit, ku luftoi edhe brenda qeverisë shqiptare edhe me Ahmet Zogun dhe në fund dha dhe dorëheqjen me atë shprehjen e famshme: “Asnjë pëllëmbë tokë të mos shkëpusin nga trupi i mëmëdheut tonë”, shprehet studiuesi.

 

Vëllimi i VIII-të pritet ta sjellë poliedrikun si diplomat, albanolog por edhe si kreun e Ballit. Në një kohë që historianë të përveçëm si Paskal Milo, e paraqesin këtë forcë si kolaboracioniste, studiuesi Butka shpjegon qasjen e tij, dhe si e sheh të vendosur figurën e Mid’hat Frashërit.

 

“Mid’hat Frashëri në këtë vëllim (vepra e zgjedhur VIII-të që vijon) e sqaron mirë këtë gjë që Balli Kombëtar, si organizatë dhe vetë ai, nuk kanë bashkëpunuar asnjë moment as me pushtuesin italian, as me atë gjerman”, thotë Butka.

 

 

 Gjatë promovimit kumtuan edhe studiuesja Ana Lalaj, Bashkim Kuçuku etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2022 03:13

    Po dhe Rudi Xhuliani dikur quhej bashkiaku i Amerikes,po sot si cilesohet?! Nuk pyet njeri kush ke qene,po kush je.M.Frasheri vertet eshte perpjekur per ruajtjen e kufijve,gjithashtu eshte nga te paktet pasanike shqiptare qe ka bere dicka te mire per popullin duke dhuruar nje biblioteke,por kjo nuk ia lan mekatin e bashkepunimit me gjermanet.Dikur ishte patriot,por ne rruge e siper beri zgjedhjen e gabuar ne emer te nje driteshkurtesie dhe u be tradhetar.Do te ishte shume me mire qe ky dhe figura te ngjashme te quhen e te pranohen per ate qe jane dhe cfare kane bere.Mendoj qe do te pranoheshin me mire nga populli po te pranohej zyrtarisht fakti qe jane figura bardhe e zi me te mirat dhe te keqiat e tyre.Asnje njeri nuk eshte perfekt.Por kur perpiqeni te tregoni vetem njeren ane te medaljes,atehere me shume i demtoni,se sa i retushoni.

    Përgjigju
  • Shaqo: 03/10/2022 21:59

    ...por kjo studjuesja Ana Lalaj eshte thene qe ka vdekur!!!??,

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/10/2022 20:10

    O Uran,o katran. Ty te parin dhe pastaj komunistet duheni futur ne nje fuçi e tju rrokullisesh neper Shqiperi. Tridhjet vjet qe na çan menderjen me ballin e me fundin,u bere i neveritshem si komunistet trushplare gjate 45 vjeteve. Mjaft i fryte perçarjes se shoqerise shqiptare o kokradebilesh,imoralesh,kancerozesh. U shofte fryma juaj perçarese. Mortjet e dheut.

    Përgjigju
  • Luan: 03/10/2022 17:16

    Si bihen akuzat ndaj Ballit moj Anile? Leterkembimet jane te viteve 1921-24, ndersa organizata e Ballit eshte formuar ne 1942 !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj