RIGA, 5 mars /ATSH-AFP/ - Ushtarët rusë që kanë humbur jetën në luftimet në lindje të Ukrainës janë të shumtë në numër, deklaroi sot në Riga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow.
"Ushtarët rusë luftojnë dhe një numër i madh prej tyre kanë humbur jetën në lindje të Ukrainës ku separatistët prorusë luftojnë kundër ushtrisë ukrainase", theksoi Vershbow gjatë një konference të parlamentarëve evropianë në kryeqytetin letonez.
Rusia ka përgënjeshtruar deri tani praninë e ushtarëve të saj në Ukrainë./
/ec/











