Një letër e shkëncëtarit britanik Francis Crick i cili së bashku me James Watson zbuluan ADN-në, mendohet të shitet me vlerën prej 2 milionë dollarë më 10 prill në shtëpinë e ankandit Christie në New York.
Në vitet 50 në Britani, gara për të gjetur strukturën e ADN-së ishte akoma e hapur dhe në universitetin e Cambridge-it, Francis Crick dhe James Watson ishin tërhequr shumë nga puna e një tjetri biokimist i cili gjeti, që proteinat mund të merrnin formën e helikës.
Watson dhe Crick morën një hap të rëndësishëm, duke sugjeruar se molekula ishte e bërë nga 2 zinxhirë nukleotidesh, secili në formë helike siç e kishte gjetur biokimisti britanik Rosalind Franklin, por njeri shkonte për sipër tjetri për poshtë.
Kjo gjetje cilësohet si më e rëndësishmja në fushën e biologjisë në 100 vitet e fundit dhe në vitin 1962 Watson, Crick fituan Nobel për Mjekësi ndërsa Franklin në atë kohë kishte vdekur.
Në këtë punim prej 7 faqesh shkruar me dorë nga Crick, i cili ishte 33 vjeç në atë kohë, përshkroi zbulimin djalit të tij Michael i cili jetonte në një konvikt shkollor në Londër.
Letra do të jetë pjesë e librave dhe dorëshkrimeve të biologut, që do të dalin në shitje nga djali i tij në Nju Jork më 10 prill.
Sipas shtëpisë së ankandit Christie, një pjesë e të ardhurave nga shitja do të shkojnë për Institutin Salk për Studime Biologjike në Kaliforni ku babai i tij ishte një profesor i biokimisë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com