Letra e fundit e Tupac Shakur
në shitje për 250,000 dollarë
Një letër 5 faqe e gjatë, e shkruar me dorë nga Tupac Shakur gjatë qëndrimit të tij në burg në vitin 1995, shitet në ankand për 225,000 dollarë.
Një letër 5 faqe e gjatë, e shkruar me dorë nga Tupac Shakur gjatë qëndrimit të tij në burg në vitin 1995, shitet në ankand për 225,000 dollarë. Reperi i “Dear Mama” ia ka shkruar letrën Nina Bhadresher, vajzës me të cilën ka punuar në “Death Row Records”, ndërkohë që gjykohej për përdhunim, ku mes të tjerash ka treguar se qëllimi i tij ishte të niste një kapitull të ri dhe të hiqte dorë nga jeta e gangsterit.
Ai tha se për një mashkull normal, jeta fillon me fëmijërinë, pastaj adoleshencën e më pas rritjen, ndërsa për meshkujt me ngjyrë, veçanërisht për ata që jetojnë në geto, fazat e jetës janë pak më ndryshe dhe nëse nuk luhet sipas rregullave, rrezikon jetën.
Në letrën drejtuar Nina-s, reperi shkruan: “Nuk po ja jap këtë informacion asnjë gazete, madje as "Time" dhe "Rolling Stone”, kështu që të lutem pasqyroje atë kështu siç është shkruar. Të besoj vetëm ty”.
Reperi, i cili u qëllua për vdekje një vit pasi shkroi letrën, kishte shpjeguar se me lënien e drogës dhe alkoolit, kuptoi mënyrën për të kaluar në një tjetër nivel.
“Shumë njerëz nuk i mbijetojnë nivelit tjetër të një rrugaçi… Ata bëhen të dhënë pas vdekjes. Një lojtar i vërtetë di se si të ecë një hap para. Ti duhet të luash me lojën, mos lejo që loja të luaj me ty. Një lojtar i mirë luan me femrat… një lojtar i rëndësishëm luan me jetën. Një lojtar i rëndësishëm është një mendimtar, një udhëheqës, një ndërtues, një biznesmen, një mësues dhe më e rëndësishmja, një burrë. Dua që të gjithë ta dinë se ka një nivel tjetër”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
39/2
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
64.5%
-
Të gabuar
31.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 6274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City
1 Tetor, 09:10
-
Hezbollah: Kemi qëlluar me artileri ndaj ushtarëve izraelitë
1 Tetor, 09:08
-
Doreada Mio: Tetori Rozë, ajo ka një betejë për të fituar
1 Tetor, 08:52
-
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet
1 Tetor, 08:49
-
Sylvinho fton në Kombëtare kapitenin e U-21, Ernest Muçi rigjen kuqezinjtë
1 Tetor, 08:49
-
Ikën Stoltenberg, ish-kryeministri i Holandës merr sot udhëheqjen e NATO-s
1 Tetor, 08:44
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
Lajm i keq për Kombëtaren, mesfushori dëmtohet dhe humbet 2 sfidat e Ligës së Kombeve
1 Tetor, 08:26
-
Pentagoni: Uashingtoni paralajmëron Iranin! Pasoja të rënda në rast të një sulmi ndaj Izraelit
1 Tetor, 08:10
-
Ardi Stefa: Pengmarrësit e Demokracisë dhe shoqërisë
1 Tetor, 07:50
-
Tërmet 4 ballë godet kufirin Shqipëri-Greqi, ndjehet edhe në Sarandë
1 Tetor, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Putin rrit shpenzimet ushtarake me 30% për vitin 2025
1 Tetor, 07:41