Letra e KE-së, Laert Vasili në Report Tv: Uroj që Teatri të bëhet simbol si kulla “Eiffel”

Pak orë pasi Komisioni Europian i dërgoi një letër me sugjerime qeverisë shqiptare ku sugjerohet hapja e garës për operatorët e tjerë privatë, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, aktori Laert Vasili ka komentuar lajmin në studion e Report Tv.

Vasili, një nga artistët që ka qenë pro ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar, që nga nisja e debatit publik, thotë se rekomandimet e KE-së do t’i hapin rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri.

Optimist se projekti i  arkitektit Bjarke Ingels është i duhuri për këtë godinë, Vasili thotë se shpreson se nuk do të jetë e largët dita kur njësoj si për kullën “Eiffel” në Paris, edhe për Teatrin Kombëtar do të jetë i njëjti bum turistësh dhe pikë referimi.

“Tirana propozohet nga Daily mail për t’u vizituar. Kjo tregon se Tirana ka një vrull, dhe Teatri i Ri do të jetë një stoli për të tërhequr më shumë vizitorë dhe trupa të huaja. Pasi ata kanë nevojë për më shumë kushte, kemi vendosur disa herë kontakte dhe shpeshherë është penguar për shkak të teknikës. Për të mos folur pastaj për  kushtet. Shpresoj se nuk do të ketë vonesa dhe avari, të shkaktuara nga njerëz që s’kanë të bëjnë me teatrin, por janë peng të marrë nga pikëpamje politike. E kam fjalën për të gjithë ata që s’kanë lidhje me atë profesion dhe i shohim tek teatri. Është i njëjti skenar si tek pazari i Ri, tek Lodrat, kudo. Nuk e di sa e duan të bukurën këta njerëz, por projekti do të jetë për t’u patur zili nga të gjithë vendet e rajonit. “-thotë Laert Vasili.

Intervista e plotë:

Ju e keni parë projektin?

Po, arkitekti Bjarke Ingels e prezantoi projektin në Kryeministri. Për Shqipërinë është fat të punohet me një studio të tillë.

Po flasim për dy gjëra të ndara, teatri është institucion, pasi ndryshojnë rrethanat?

Unë mendoj se për mënyrën si ka ardhur propozimi është tërësisht transparente, jemi me fat që punojmë me  një njeri të tillë.

Ju e njihni projektin, pasi kolegët tuaj janë ankuar për projektin?

Projekti është hedhur disa herë online në faqen e bashkisë dhe rrjetet social. Çdo gjë është transparente. Është ajo që thotë populli se “ty të bëhet dhuratë diçka e ti nis pyet për diçka që s’dihet ende’. Kur bëhet fjalë për teatrin Kombëtar, e më në fund dikush po merr përsipër që të realizojë një teatër me parametra evropian, gjithmonë do të ketë zëra kundër. Dëgjohen të gjithë, mjafton të jenë të argumentuar e jo çështje personale. Nëse ngelemi tek godina, fakti që Evropa e ka theksuar se nuk ka shkelje, kjo është mëse ligjore. Nuk ka asnjë shkelje, zërat do vijojnë të jenë, ju kujtoj atë që ndodhi me Gi de Mopasan me Kullën Eiffel, shumë thoshin që po ndërtohet një skelet me hekura në këtë Paris të kulturës pasmesjetare, ndërsa sot kulla është simbol i Parisit. Shumë njerëz nuk njohin Muzeun e Luvrit por njohin Kullën Eiffel. Shpresoj që Teatri i ri të kthehet në një simbolin e kryeqytetit.

Thuhet në letër se ligji duhet të amendohet për ndryshime dhe për të hapur garën. PD e konsideron fitore, por ju si artist, kush është beteja e vërtetë? Të ruajmë godinën, apo të kemi garë për projekte dhe oferta?

Nëse do të flas si artist, unë mendoj se s’ka asnjë betejë. Godina e Teatrit Kombëtar duhet të ishte bërë dje. Jemi tepër vonë, kanë kaluar 20 vite, ai projekt mund të ishte bërë dhe sot të flisnim për një teatër tjetër si Turbina. Kolegët që kanë shkuar aty janë shumë të kënaqur, e s’kanë frikë për të punuar.  Kjo s’është e bukur, se nëse një publik vinte për të duartrokitur, sot ky publik është bërë pjesë e problemeve. Le të heqim egoizmin tonë që kalon në mënyra tekanjoze të sjelljes, publiku do të ketë një teatër të ri, kemi Turbinën, e do të ketë mundësinë të qëndrojë në ambientet bashkëkohore të Teatrit, ku mund të diskutojë me aktorët e të qëndrojë. Ato zëra që janë shpeshherë jo të logjikshëm, do të vijnë në teatër edhe për këtë.

Një pjesë e tyre, keni një mesazh për ta se ata thonë do të vijojnë të protestojnë? Për aktorët, jo për shoqërinë civile?

Ngujimet e tipit “çadër” s’kanë lidhje me teatrin Kombëtar. Nuk kanë të bëjnë me teatrin. I ftoj të përqafojnë të bukurën dhe progresin nëse e duan vendin e tyre. Parametrat për të hyrë në BE janë këto. Nëse e duan vendin ta përqafojnë të bukurën. 

Kjo protestë tregon se nuk e duan vendin?

Të pengosh zhvillimin dhe një godinë që është e nevojshme, dhe ata njerëz që janë aty, kanë qenë të parët që thonin se nuk hyjmë aty se thamë të ftohti. E janë prapë ata që thonë “Jo” sot.

Do t’ju vinte keq nëse do kishte projekte të reja?

Ne jemi ata që kemi drejtpërdrejt lidhje, nuk ekziston betejë. Është vetëm falënderim se më në fund pas 27 vitesh, shteti shqiptar ktheu sytë. Populli shqiptar ka aq shumë nevoja imediate, sa Teatri duke qenë pjesë e qytetarisë, mund të qëndronte si një çështje që do zgjidhej më vonë. Kjo do të thotë se gjersa erdhëm në këtë pikë, tregon se shqiptarët kanë nevojë për ushqim shpirtëror.

Projekti i arkitektit danez përmban 2 salla, ju vjen keq se në Athinë teatri ka 3 salla?

Në Athinë ka 3 godina, që janë pjesë e një Teatri. Por mos të harrojmë se Athina është pjesë e një rajoni që ka 5 milionë banorë. Është dyfishi i Shqipërisë, prandaj çdo krahasim duhet parë në raport me popullsinë. Mos të harrojmë se Greqia dhe Athina është në 12-çen e krijimit të BE, ndërsa ne presim ende të çelim negociatat. Mos të harrojmë se ato godina janë rinovuar dhe janë bërë nga e para me mbështetjen e BE-së. Jo vetëm në Athinë, por në çdo vend të BE. nëse ne do ishim pjesë, dhe për ne do ishte më e lehtë kjo zallamahi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Sh: 10/09/2018 22:22

    Ai projekt nuk shkon aty. Te ishte nje arkitekture e denje per teater duhet nje arkitekture e ngjashme me teatrin Migjeni te Shkodres por me madheshtore se sinkronizohet me ndertesat per- rreth dhe ti qendroje kohes e jo te behet zhele per 50-60 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën