Letra e plotë e komisionerit Fyle

Letra e plotë e komisionerit Fyle
I nderuar Ministër,

Raporti i Progresit i Komisionit Europian 2013 për Shqipërinë përshkruan progresin e arritur nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve të specifikuara në konkluzionet e Këshillit për dhënien e statusit të vendit kandidat në vitin 2012. Siç është paraqitur në Raportin tonë, Shqipëria ka miratuar masa kyçe sa i takon gjyqësorit, administratës publike dhe të reformës parlamentare me konsensus mes palëve.

Përveç kësaj, Shqipëria organizoi zgjedhje të suksesshme parlamentare në qershor 2013 dhe ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbi këtë bazë, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidatit, duke kuptuar se vendi vazhdon të ndërmarrë hapa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dëshiroj t'ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian.

Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe koncensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t'i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja.

Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka patur një vendosshmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat.

Sa i takon Dialogut të nivelit të lartë, qeveria paraqiti një plan veprimi për të adresuar masat afatshkurta që synojnë heqjen e pengesave për hetime efikase, riorganizimin e procedurave gjyqësore, përgatitjen e bazës për veprim gjithëpërfshirës kundër korrupsionit dhe forcimin e hetimeve. Qeveria gjithashtu ceku qasjen e saj ndaj administratës publike dhe reformën gjyqësore. Në këtë të fundit, qeveria ka sinjalizuar synimin e saj për t'u angazhuar në mënyrë aktive me Komisionin e Venecias për të identifikuar dhe adresuar mangësitë e sistemit gjyqësor, sidomos në lidhje me pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e saj.

Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konformohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor.

Për më tepër, një rrjet i pikave të kontaktit kundër korrupsionit është duke u ngritur në ministri dhe organe të tjera të vendit. Një konferencë kombëtare anti-korrupsion e mbajtur më 13 nëntor me pjesëmarrjen aktive të kryeministrit Rama, shumicën e qeverisë së tij dhe të aktorëve të tjerë kyç në vend, duke përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile anëtarë, demonstroi në mënyrë të qartë vendosmërinë politike të qeverisë dhe angazhimin për të trajtuar këtë çështje në tërësi. Ministrat raportuan mbi masat e para të marra në fushat e tyre të kompetencës. Si rezultat i këtyre diskutimeve, tani janë duke u finalizuar konkluzionet operacionale.

Sa i takon hetimit dhe prokurorisë, në shtator dhe tetor u hapen shumë raste të reja të lidhura me korrupsionin, shpesh duke përfshirë teknikat speciale të hetimit dhe hetimet pro-aktive, në sektorë të ndjeshëm duke filluar nga policia, edukimi, shëndeti, autoritetet lokale, tatimet dhe shërbimet doganore.

Janë 13 hetime pro aktive për korrupsion, ndërsa 9 raste i janë referuar Prokurorisë për hetim të aseteve në çështje korruptive të nivelit të lartë, përfshi këtu edhe atë të kryetarit të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, e cila qeveris vendin.

Sa i takon parandalimit, Shqipëria ka forcuar rolin e shoqërisë civile duke krijuar pikave të reja kontakti për qytetarët që të japin informacion mbi rastet e korrupsionit, në një portal të vetëm qeveritar, si dhe nëpërmjet "linjave të gjelbra", duke lejuar qytetarët që të paraqesin ankesa për rastet e korrupsionit dhe shkeljeve nga ana e nëpunësve publikë.
Gjatë po të njëjtës periudhë, agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar. Veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit kanë krijuar një panoramë pozitive. Janë kryer një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in, me rezultate pozitive. Një tjetër operacion në nivel kombëtar çoi në mbylljen e rreth 300 lojërave të paligjshme të fatit, si dhe u zbuluan mbi 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale.

Një operacion i madh i realizuar kundër trafikimit të veprave të artit, rezultoi në zbulimin e një rrjeti të organizuar sa i takon trafikimit të një mijë objekteve me vlerë qindra mijëra euro. Bashkëpunimi ndërkombëtar është rritur duke arrestuar dhe ekstraduar një numër të konsiderueshëm të personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Qeveria ka rritur edhe bashkëpunimin e saj dypalësh me vendet anëtare të BE-së në çështjet lidhur me migracionin e paligjshëm dhe keqpërdorimin e sistemit të azilit në BE. Nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi operacionale me EUROPOL është parashikuar për në 9 dhjetor, ndërsa pritet autorizimi nga Këshilli i Çështjeve të Brendshme dhe të Drejtësisë në mbledhjen e 5 dhe 6 dhjetorit.

Është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi në mes të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimeve të Inteligjencës, për të mbështetur bashkëpunimin ndërinstitucional. Kjo pritet të zgjerohet më tej me institucionet e tjera relevante për lehtësimin e qasjes ndaj informatave dhe mbledhjen e provave. Zyra e Kryeministrit bashkë-organizoi një konferencë mbi luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në 19 tetor me pjesëmarrjen e kryeministrit Rama. U zhvilluar një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj këtij fenomeni.

Sa i përket kornizës legjislative, rishikimi i Kodit të Procedurës Penale është në proces me qëllim lejimi i ndjekjes së rasteve të korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me zbatimin e reformave të fundit të imunitetit dhe forcimin e sanksioneve kundër avokatëve që pengojnë procedimet gjyqësore.

Në lidhje me procesin e dialogut të nivelit të lartë, unë jam inkurajuar nga pjesëmarrja e opozitës, përkatësisht kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Majlinda Bregu. Për më tepër, Udhëheqësit e institucioneve të pavarura duke përfshirë edhe Avokatin e Popullit dhe Prokurorin e Përgjithshëm ishin të pranishëm. Kryeministri nënvizoi rëndësinë që qeveria e tij i jep Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe gatishmërinë e saj për të punuar me opozitën në këtë forum. Opozita pohoi rolin e saj në monitorimin e zbatimit të reformave lidhur me BE.

Unë përshëndes angazhimin e tyre, si dhe vendimin e qeverisë për të vënë në funksion një mekanizëm për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e reformave.
Në vijim të Nivelit të Lartë të Dialogut, Kryeministri është i angazhuar për të çuar përpara reformat në fushat kyçe të identifikuara nga Komisioni në Raportin e Progresit të tetorit dhe për të vazhduar diskutimet në këtë kuadër në fillim të vitit 2014.

Duke patur shansin të kem bisedime me Qeverinë dhe opozitën, unë jam i bindur se Shqipëria ka ndërmarrë hapa vendimtarë në forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike, gjithashtu duke u angazhuar në mënyrë të gjithanshme në kryerjen e reformave.

Qartësisht në dy muajt e fundit, Shqipëria ka forcuar pozitat e saj në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit, Këshilli do të dërgojë një sinjal të fortë tek populli shqiptar, njëkohësisht duke shërbyer si një konsolidim në përfshirjen europiane të vendit. Kjo do të ndihmojë Qeverinë dhe opozitën në shtimin e promovimit të kulturës demokratike mbi të githa gjithëpërfshirjes duke prodhuar më shumë reforma.
Shpresoj se elementët e mësipërm do të ndihmojnë për një dialog të frytshëm në ditët në vijim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit