Letra e të dashurës së
Seldit drejtuar babait të saj

Letra e të dashurës së <br />Seldit drejtuar babait të saj
Dafina Zeka e dashura e këngëtarit Seldi Qalliu, ka preferuar që me miqtë e saj të ndajë një histori të dhimbshme familjare që gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Dafina e cila gjatë luftës së Kosovës ka qenë vetëm 8 vjeçe, kishte marrë guximin t'i dërgonte një letër të shkruar në gjuhën suedishte të atit Milaimit, i cili atë kohë ka qenë në vendlindje.

''Till pappa, fran Dafina vad jor du pappa, ar det betre i Kosovo eller inte. Har du trerat nagra kompisar.

Hej da pappa'', shkruan Dafina në gjuhën suedishte ndërsa miqtë e saj të cilët nuk e kanë kuptuar qëllimin e letrës ajo edhe u'a ka përkthyer në shqip.

''Për babin, nga Dafina. Ç'ka po bën babi. A është duke u bë mirë në Kosovë, a ke gjetur shoqëri të re atje. Mirupafshim babi'',- ka shkruar më tej Dafina shumë emocionuar që është rikthyer në histori pas shumë vitesh duke e ndarë këtë gjë edhe me miqtë e saj në Facebook.

letra seldi e dashura

(Letra e të dashurës së Seldit drejtuar babait të saj)

Ndërkohë poshtë letrës ka komentuar edhe i ati i saj Milaimi i cili ka thënë: ''Njëra prej gjërave më të shtrenjta të jetës sime.

E thënë nga një zemër e madhe në një kohë të vështirë, ku nuk e dinim sa larg isht jeta me vdekjen'', ka theksuar babai i Dafinës.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve