LEZHË - Kreu i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj është proçeduar sërish penalisht për një denoncim të bërë në vitin 2012-të nga pronarët e disa objektëve të prishura asokohe nga INUK.
Kësaj radhe krimi ekonomik në Drejtorinë e Policisë në Lezhë ka marrë spunto nga kjo letër që i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë me 26 janar të këtij viti ku bëhet kërkesë për rihapje hetimi ndaj kreut të komunës Salvador Kaçaj.
Kjo letër është nenshkruar nga 2 përsona, Fran Marku që e mohon të jetë ai dërguesi dhe firmëtari i saj, ndërsa një i dytë që nuk figuron në zyrat e gjendjes civile të Shëngjinit që as që e njeh njeri.
Në prononcimin e tijë për mediat Fran Marku thotë se për kallzimin e bërë ndaj Komunës së Shëngjinit çështja është në gjykatë, ndërsa ka mohuar qëtë ketë bërë një kallzim të dytë sipas pretendimëve të hedhura në këtë letër.
“As nuk kam dijeni dhe as kam dërguar letër, as nuk ka firmosur kot. Kam pretendim për këtë letër, autori i kësaj letre të vihen para përgjegjësisë.”- tha Fran Marku.
I kontaktuar në telefon Kreu i komunës Salvador Kaçaj i ka cilësuar këto akuza si sulme që i behen nga strukturat e policise së shtetit, që sipas tijë kanë vijuar me aksionet ndaj tijë.
Kaçaj ka sqaruar se e gjithë kjo është një manovër për të dëmtuar imazhin e tijë duke qënë një kandidat i mundshëm në Lezhe për zgjedhjet vendore të qershorit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO