TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi ka nisur një tjetër betejë ligjore me kreun e Komisionit parlamentar të Sigurisë, njëherësh deputetin e LSI-së Spartak Braho. Ndonëse Prokuroria ka pushuar hetimet për letrën që Braho i drejtonte krerëve të shtetit për destabilitet politik me skenar të Doshit dhe ish-politikanit Dritan Prifti, deputeti i Shkodrës e ka kallëzuar këtë të martë në Prokurorinë e Tiranës Brahon për shpërdorim detyre dhe përhapje të panikut.
I shoqëruar nga avokati i tij Vladimir Meçi, Doshi dorëzoi padinë në organin e akuzës. Meçi sqarpo se pavarësisht mbylljes së hetimeve pasi Prokurori nuk gjeti elementë të veprës penale, letra nxiti reagimin e institucioneve të shtetit e ndaj Braho duhet të vihet para përgjegjësisë.
“I kemi kërkuar sqarime prokurorisë pasi deputeti ka qenë i gatshëm të japë sqarimet dhe deklarimet e tij, nuk na është dhënë asnjë sqarim nga ana e prokurorisë, ndërkohë letra ka nxitur veprimin e institucioneve të shtetit. Për këtë arsye deputeti ka depozituar një kallëzim për shpërdorim detyre dhe për përhapje të panikut, ndaj autorit të letrës. Prokuroria nuk na e ka vënë në dispozicion letrën, e kemi siguruar nga media”, - u shpreh avokati Meçi.
Në një letër dërguar krerëve më të lartë të shtetit, deputeti i LSI-së Spartak Braho fliste për një plan destabiliteti politik në vend të thurur nga Doshi dhe Prifi.
Kjo nuk është hera e parë që deputeti Doshi kallëzon kolegun Braho. Pak kohë më parë Doshi paditi kreun e Komisionit te Sigurisë për shpifje ku kërkoi 1 lek dëmshpërblim. Braho e akuzoi publikisht se Doshin ka falsifikuar raportin-mjekësor me të cilin justifikoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, 3 muaj më parë....Kërkesë e cila u bë nga prokuroria pas hetimit ndaj Tom Doshit për një kallëzim të rremë, ku vetë Doshi denoncoi publikisht se kreu i parlamentit Ilir Meta kish paguar vrasës me pagesë për eliminimin e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO