TIRANE - Edison Tefik Çela (në foto) trashëgimtari i pronës së vajzës së Mehdi Frashërit, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Partisë Socialiste Edi Ramë, por si ish-kryebashkiak i Tiranës, përmes së cilës kërkon përgjigje për anulimin e lejes për zhvillimin e pronës së tij në vitin 2000.
Letra e Edison Çelës merr shkas nga pallati it ë afërmve të bashkëshortes së kryesocialistit Rama, (Linda Basha) lejen për ndërtimin e të cilit e ka dhënë Rama si kryebashkiak.
Sipas Çelës, pak metra larg pallatit të familjes Basha ndodhej edhe banesa e tij të cilën e posedonte si trashëgimtar i pronës së vajzës së Mehdi Frashërit. Në rreshtat e letrës publike, Çela shprehet se aty ku Rama id ha leje gruas së tij, në vitin 2000 i anuloi lejen Edison Çelës dhe kushëririt të tij, Ardian Toptani, pak muaj pasi Rama u vendos në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Çela tregon se fillimisht kishte marrë leje për zhvillimin e pronës së tij nga ish-kryebashkiaku Albert Brojka.
LETRA E PLOTE E EDISON CELES DREJTUAR RAMES
Z.Rama,
Ditët e fundit kam pasur rastin të shoh në media se në rrugën “Pjeter Budi”, në lagjen pranë Liceut Artistik, përballë Institutit të Higjienës, është ndërtuar një banesë shumëkatëshe, me lejen tuaj. Kam parë në media se përfituesit e aktit që keni lëshuar ju, janë gruaja juaj dhe të afërmit e saj. Por kjo nuk është arsyeja pse po iu drejtohem me këtë letër.
Shqetësimi im është tjetër.
Pak metra larg pallatit të bashkëshortes tuaj, në të njëjtin vend, edhe unë si trashëgimtar i pronës së bijes të Mehdi bej Frashërit, mora një leje për zhvillimin e pronës time në pranverën e vitit 2000, nga ana e kryebashiakut Brojka. Kjo ndodhi disa muaj para se ju të zgjidheshit kryetar i Bashkisë të Tiranës. Prona ime dhe ndërtesa për të cilën mora leje nuk zinte asnjë shesh për lulishte apo për çlodhjen e komunitetit.
Ndërtesa që do të bëja së bashku me kushëririn tim Ardian Toptani, nuk bllokonte pra asnjë hapësirë, madje ishte në harmoni me ndërtesat ekzistuese. Për afër katër muaj që leja ishte e vlefshme, sipas detyrave që na la bashkia, ne investuam 15 milionë lekë të vjetra për të rregulluar infrastrukturën nëntokësore.
Kur po bëheshim gati të fillonim punimet, ju papritur më anuluat lejen e ndërtimit, pak kohë pasi erdhët në detyrë, pikërisht me 8 gusht të vitit 2000. Vendimi juaj bazohet në nenin 62 të ligjit 8405.
Nuk arrita kurrë të marr një shpjegim më shumë përtej këtyre radhëve që keni shkruar në aktin tuaj. Me muaj dhe me vite kërkova sqarime, dhe informacion. Në fund, i lodhur dhe i pashpresë, bashkë me kushëririn tim, vendosëm ta shisnim pronën. Z. Rama, unë vazhdova jetën time, megjithëse kurrë nuk mora një përgjigje nga ju; Pse ma refuzuat të drejtën time për të zhvilluar pronën? Unë akoma nuk e di se pse ju e morët atë vendim, që mua dhe të afërmve të mi na kushtoi shumë, pasi u detyruam ta shisnim pronën shumë më lirë se sa ishte vlera e saj.
Për çfarë arsye ma hoqët mua lejen e ndërtimit edhe pse nuk zija asnjë hapësirë publike dhe dhatë pak vite më vonë leje ndërtimi në një hapësirë publike 20 metra më tutje? Pse e përdorët nenin 62 për të më hequr lejen mua dhe pak më vonë dhatë leje vetë edhe pse mbi hapësire publike pa pyetur fare për nenin 62?
Unë nuk pata kurrë rastin t’iu takoj kur ishit kryebashkiak për t’ju bërë këto pyetje, megjithë përpjekjet e mia. Sot po iu drejtohem përmes medias, me shpresën se kësaj radhe do të marr një përgjigje.
Në pritje të një përgjigjeje.
Edison Tefik Çela
Trashëgimtar i pronës së Mediha Frashërit

(Foto, dokumenti i lejes për zhvillimin e pronës)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com