SHBA - Njujorkezët u mblodhën në Times Square të premten për të marrë pjesë në eventin vjetor të Riddance Day.
Tashmë kthyer në traditë, për 6 vjet me radhë njujorkezët mblidhen në sheshin e famshëm Times Square, për t’i dhënë lamtumirën kujtimeve të këqija të vitit 2012 dhe për të shënuar një fillim të ri për vitin 2013. Ata shkruajnë në letra kujtimet për ngjarjet e këqija duke hedhur më pas, me shpresën e një fillimi të ri.
Adam Ingber ishte fituesi i konkursit online për Ditën e Lamtumirës, i cili ishte i pari që hodhi letrën ku ishte shkruar kujtimi i tij i keq.
Ingber dhe familja e tij u zhvendosën kur Uragani “Sandy” goditi pjesën verilindore të të SHBA-s duke shkaktuar të paktën 131 viktima.
Ingber mori dhe një çek prej 2,500 dollarë nga organizatorët e eventit, që do ta ndihmojnë për të rifilluar jetën e tij.
Duke kujtuar pasojat e uraganit “Sandy”, Adam Ingber u shpreh “shtëpia mu shkatërrua. Humba të gjitha mobiljet, kujtimet e çmuara, përfshirë disa foto të familjes dhe të fëmijërisë”. Ai thotë se i ka sjell dëshpërim por njëkohësisht edhe frymëzim për te ecur përpara.
Siç është e zakonshme, në Times Square momentin kur numërojme edhe sekondat e fundit, të dashurit fillojnë të puthen si një shenje e madhe dashurie e fati për gjithë Vitin e Ri.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt dhe sipas organizatorëve do të ndiqet nga një miliardë shikues në të gjithë globin.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com