/ATSH-MIA/ - Një marshim protestues organizuar nga lëvizja "Besa" u zhvillua dje nga parku i Çairit deri te ndërtesa e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot agjencia maqedonase e lajmeve, MIA.
Pjesëmarrësit, të cilët mbanin flamuj shqiptar, kaluan në itinerarin Parku i Çairit-Bit Pazari-Mavrovasja-Ura "Goce Dellçev"-ndërtesa e qeverisë.
Lëvizja "Besa" kërkoi dorëheqjen e qeverisë, më shumë të drejta për shqiptarët dhe një ndriçim të plotë të rastit "Monstra".
Përfaqësuesit e saj konsiderojnë edhe se pas publikimit të të ashtuquajturave "bomba" nga lideri i opozitës, Zoran Zaev, sistemi ligjor në Maqedoni është deformuar.
Në marshimin e protestës, që kaloi pa incidente, morën pjesë edhe qytetarë nga qytete të tjera maqedonase.










