Në PD nuk janë ndaluar asnjëherë zërat kundër. Kështu ka deklaruar deputeti i PD, Asllan Dogjani teksa ka komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit, pasi zhvilloi një takim me deputetët e pakënaqur të PD.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, Dogjani tha se çdo demokratë është i lirë që të shpreh mendimin e tij kundër, ndërsa theksoi se në PD nuk ka munguar asnjëherë debati.
‘Unë s’jam për të ndaluar zërin e lirë, le të flas Salianji dhe të tjerë le të dalin dhe të flasin, jemi në demokraci. Ne këtë po luftojmë këto pak standarde që kanë mbetur nga demokracia t’i ruajmë. Ne kemi një regjim këtu, kanë ardhur në pushtet përmes shfrytëzimit dhe dhunimit. Në PD ka vend për debat. Aty s’është i ndaluar debati secili ka të drejtë të japë mendimin e vet. Po PD duhet të bëjë analizë të hap partinë. Unë shkoj në kafe me çdo demokrat pa asnjë problem, por ne duhet ta bëjmë luftën të gjithë bashkë. Por duhet që në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira, sepse nga ajo ditë do të filloi ndryshmi në vend.
Në një familje politike duhet të ketë debate dhe diskutime, sepse i shërben politikës dhe partisë dhe aq më tepër në një parti si PD që ta them sinqerisht që jam aty që prej 2013 dhe debati s’ka munguar ndonjëherë. Unë isha i pari që doli kundër kodit zgjedhor dhe e kam parashikuar ky kod si shërbente PD. Nëse Berisha do thoshte që brenda PD s’ka zë dhe nuk lejohet të flitet atëherë do të ishte një problem i madh’, tha ai.
Dogjani tha se PD do të bëjë një analizë paszgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për një riorganizim.
‘Në këto momente kemi probleme, duhet riorganizim partie, analizë, duhet parë se ku gabuam dhe çfarë nuk shkoi, po nëse kemi prap përballë këtë regjim që s’do të ketë zgjedhje të ndershme ne prap nuk fitojmë. Unë s’dua që Shqipëria të digjet dhe të merren armët që të vijë PD në pushtet. Opozita duhet që të bëjë diçka që t’u tregojë ndërkombëtarëve se në këtë vend është regjim. Unë mendoj se ne duhet që të merremi me skandalet dhe me vjedhjet e kësaj qeverie. Pas zgjedhjeve do të bëhet analiza në çdo sesion dhe do të bëhen takime edhe me qytetarët', tha ai.
I pyetur në lidhje me neni Basha, ku sipas të cilit kryetari i PD që humb zgjedhjet duhet që të largohet nga drejtimi i partisë, ai tha se neni nuk aplikohet kur zgjedhjet nuk ishin të lira dhe gara ishte e pabarabartë.
‘Nëse do të kishim zgjedhje të lira do thosha i pari kush ka humbur të ikë. Unë s’po them se fituam, por ishte një garë e pabarabartë. Nuk kishte partinë përballë por kishte shtetin dhe grupet kriminale. Ai është një nen që është bërë për një vend demokratik dhe jo për një vend diktatorial. Nuk jemi kundër nenit, por a jemi të ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk janë bërë zgjedhje të lira. Qytetarët kanë humbur besimin tek procesi zgjedhor dhe tek funksionimi i shtetit’, tha ai.
Komente












