Pyetja se kush e kishte radhën për të mbrojtur teatrit mbrëmjen në të cilën u shemb, vijon të behët edhe sot pas disa ditësh ku gjithçka ka marrë fund dhe godina nuk është më.

Vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  tha se PD dhe LSI e kishin mbaruar dezhurnin e tyre, ndërsa e ftuar në 'Open' tha se radhën e kishte Lëvizja Vetëvendosje për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosja, Megi Mustafaraj, e cila poston një mesazh që sipas saj ka ardhur nga PD duke treguar se kush e kishte dezhurinin atë natë. Në mesazh thuhet se nga ora 20:00- 08:00 është radha e degës së PD duke kërkuar prezencën e tyre.

"Duke uruar të jeni mirë në vijim të situatës së krijuar me Teatrin Kombëtar dhe të angazhimit të PD për ta mbrojtur atë, sot në darkë  nga ora 20:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit është radha e degës tonë për të qëndruar te teatri. Lutem që brenda mundësive të jeni atu. E di që është sakrificë por në ditë të tilla është domosdoshmëri", shkruhet në mesazhin që aktivistja e Vetëvendosjes ka publikuar se i është dërguar nga PD.