Lëvizje të mëdha te Interi, drejtuesit në Madrid për goditjet e bujshme

Lëvizje të mëdha te Interi, drejtuesit në Madrid për goditjet e bujshme

Pierr Ausilio dhe Guiseppe Marotta

Edhe pse deri në këto moment nuk ka asnjë zyrtarizim, Interi po lëviz me marshin e pestë në merkato. Pas fluturimit në Madrid për finalen e Championsit, dy drejtuesit zikaltër, Marotta dhe Ausilio, janë parë së fundmi sërish në kryeqytetin spanjoll.

Sipas mediave italiane dyshja drejtuese ziklatër ka një ëndërr dhe dy lojtarë të Real Madrid si objektiva për të afruar në skuadrën e drejtuar nga Conte. Ajo që do t’i befasonte të gjithë dhe që do të bëntë shumë bujë në merkato lidhet me ermin e Marco Asensio-s.

Futbollisti këtë sezon ka bërë vetëm 15 paraqitje në kampionat dhe me ardhjen e Jovic, por me shumë mundësi edhe të Hazard, do të ketë pak hapësira edhe në të ardhmen. Plani i drejtuesve zikaltër për ta transferuar është ende enigmë, por për momentin po shihen të gjitha opsionet për lojtarin spanjoll, i cili kushton jo pak.

Përveç Asensio-s që konsiderohet ëndërr, dy futbollistë të tjerë që zikaltërit kanë në plan për të transferuar janë Mateo Kavacic dhe Nacho. I pari këtë verë rikthehet nga huazimi te Chelsea dhe duke parë lojtarët që ka në dizpozicion Reali vështirë se do të gjejë hapësira. Për këtë arsye Reali do ta konsiderojë një tjetër huazim, këtë herë te Interi që lojtarin e shiti te Real për 40 mln euro pas paraqitjeve në sezonet 2013-2015.

Për Nacho mund të jetë disi më e thjeshtë edhe pse futbollisti në shkurt rinovoi deri më 2022. Qendërmbrojtësi spanjoll përshtatet me skemën e Conte-s 3-5-2, por mund të jetë një ‘xhol’ i mirë edhe në skemën me 4 mbrojtës. Sa i përket tratativave me Realit mund të arrihet një marrëveshje duke parë shpenzimet që ‘galaktikët’ kanë bërë në këtë reaprt, (Eder Militao nga Porto për 50 mln euro).

Të reja interesante te Inter ka jo vetëm në merkaton në hyrje, por edhe në atë në dalje. Pas Icardi-t, e ardhmja e të cilit është në udhëkryq, sipas ‘Corriera della Sera’ Conte nuk e llogarit Radja Nainggolan në projektin e tij. Trajneri i ardhur në krye të skuadrës vetëm pak ditë më parë nuk e pëlqen belgun, që në merkaton e verës së kaluar i kushtoi zikaltërve 38 mln euro plus kartonët e Santon dhe Zaniolo.

Për Nainngolan ofertat mungojnë, por nga ky moment Roma mund të riaktivizohet për ta rikthyer në skuadër. Inter-it ndërkohë i nevojitet që deri në fundin e qershorit të arkëtoi 29 mln euro për të larë duart përfundimisht me ‘Fair Play-n Financiar’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen