Lëvizte me pushkë me vete, arrestohet 53-vjeçari në Mat! Në shtëpi iu gjet një sasi municioni luftarak

Në foto momenti i arrestimit të 53-vjeçarit

Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. 53-vjeçari me inicialet Nderim Beshi u kap në Suç, duke qarkulluar me armë zjarri pushkë me krehër të mbushur me fishek.

Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kadilli mesazh të fortë për Berishën: Nuk është i domosdoshëm për PD, do ketë parti edhe pa të