Bayern nuk po bën ende ndonjë goditje të madhe për të zëvendësuar legjendarët Robben e Ribery, por ndërkohë po përgatit një lajm të madh për tifozët, sepse është pranë rinovimit me yllin e sulmit Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka kontratë deri në 2021, por Bayern po mbyll detajet e fundit me agjentin Pini Zahavi, për kontratën e re që do ta mbajë 30-vjeçarin deri në 2023 në Mynih. Lewa ka dhënë shpesh sinjale se dëshironte një aventurë të re jashtë Gjermanisë, por Bayern nuk ka pranuar as të bisedojë me ndonjë klub tjetër. 

Prej 2014 në Mynih, Lewandowski ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm dhe është sulmuesi më i mirë në botë në këtë moment.