“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen! Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave

Një ftesë për reflektim dhe për liri zgjedhjeje, duke ruajtur personalitetin është melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, e cila po vijon të shfaqet për publikun në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë.

Në vorbullën ku emocioni, raporti: dashuria, qëndrueshmëria dhe intimiteti në marrëdhëniet bashkëshortore kanë kohë që janë në krizë, regjisori vendos të sjellë këtë vepër, që flet hapur dhe drejtpërdrejtë për sfidat e përditshme me të cilat përballet çdo çift.

Shfaqja me autor Valentin Krosnogorov vjen nën regjinë e Milto Kutalit, ndërsa interpretojnë aktorët Ilirda Bejleri dhe Rafael Hoxhaj.

“Mendoj që ia kemi arritur qëllimit që të sjellim një vepër, e cila ka ç’ti thotë edhe audiencës dhe madje e bën edhe atë një lloj dëshmitari si publik ideal, por njëkohësisht si pjesëmarrëse aktive dhe pse jo edhe një sugjeruese e mendimit se ku, si dhe çfarë do të bëjmë me familjen.”, - shprehet regjisori Milto Kutali.

Ndërsa për aktoren Ilirda Bejleri, shfaqja është një nga ato pjesët, që të bën të reflektosh për marrëdhëniet, jo vetëm bashkëshortore, por edhe sociale.

"Është një pjesë shumë emocionale, që ka edhe humor brenda. Ka qenë një sfidë e madhe për ne si aktorë, por gjithashtu shumë e bukur.”, - vijon ajo.

“Kjo vepër e ndarë në tre pjesë tregon një realitet, i cili është realiteti i ndjenjës së ndrydhur, i frikës së madhe për t’u shprehur dhe për të pranuar atë që ndoshta kur jemi vetëm ia pranojmë vetëm vetes. Pra, edhe ndrydhja që kemi si shoqëri për të dashur lirshëm, për të dashur atë që duam dhe besoj është dhe një mesazh i fortë që na tregon, që ndonjëherë meshkujt, por edhe femrat, por sidomos figura që unë luaj, duhet të ketë pak më shumë personalitet.”, - thotë aktori Rafael Hoxhaj.

Në qendër të veprës është tradhtia dhe raporti i saj me familjen. Edhe pse herë-herë ky “lezet bashkëshortor” duket se justifikohet, autori gjithmonë nënvizon se familja është gjithçka dhe e panegociueshme. Në këtë vepër do të hasim dhe do të ndjejmë magjinë e teorisë së riparimit, ku çdo martesë duhet të kalojë sfidat e saj dhe në fund të jetë ajo dhe dashuria që triumfojnë.

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen