Lezhë, arrestohen 15 persona
për vjedhje të energjisë elektrike

LEZHE- Gjatë aksionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, në Lezhë janë arrestuar 15 persona për periudhën 28 tetor - 7 nëntor.
 
Sipas policisë së Lezhës, gjatë këtyre ditëve janë janë evidentuar 28 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ndërkaq, janë proceduar 29 shtetas, ku 15 shtetas janë arrestuar, 4 janë shpallur në kërkim dhe 11 të cilët ndiqen në gjendje të lirë, mes të arrestuarve edhe një faturist i OSHEE.
 
Gjatë aksionit të OSHEE janë ndërprere lidhjet e energjisë në 169 raste, ndërsa për rrethet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është arkëtuar një shumë prej 33.158.566 lek.
 
Nga rastet e evidentuara në 19 raste janë biznese dhe 9 raste konsumator familjarë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove