LEZHE- Një shtetas është plagosur ditën e sotme në qytetin e Lezhës pasi është aksidentuar në vendin e punës. 41-vjeçari Hysein Demiral, nga Stambolli, është rrëzuar teksa po punonte për vendosjen e reklamave në një pikë karburanti në qytetin e Lezhës.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com