LEZHE- Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës me akuzën e “mashtrimit”. Burime të uniformave blu kanë bërë të ditur se janë prangosur Jonuz Alija, 17-vjeç, dhe Jurgen Vajushi, 20-vjeç, që të dy nga Shkodra. Policia bëri të ditur se dy të rinjtë drekonin në restorante të ndryshme luksoze në zonën e Shëngjinit dhe nuk paguanin faturat, me pretendimin se i kishin harruar lekët në makinë.
Këtë veprimtari ata e kryenin prej disa muajsh, ku edhe nën shoqërinë edhe të personave të tjerë kryesisht femra, drekonin në lokalet e kësaj zone, në disa raste duke mashtruar pronarët e tyre se do t’ju sillnin paratë sa t’i merrnin tek makina.
Kanë qenë denoncimet e shumta që kanë vënë në lëvizje uniformat blu të cilët kanë survejuar dy të rinjtë.
Ata u prangosën në flagrancë mbrëmjen e kaluar, ku sa po kishin darkuar dhe ishin larguar pa pagua,r janë arrestuar nga policia.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se janë shoqëruar në polici dhe dy femra të cilat ishin me dy të rinjtë gjatë momentit të arrestimit. Pritet që të merren në pyetje personat e arrestuar për të zbuluar përfshirjen në ndonjë aktivitet tjetër kriminal të kryer prej tyre.
Tashmë ata do të përballen me akuzën e "Vjedhjes me anë të mashtrimit", ndërsa materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com