"Përfaqësoj hallet e banorëve të të gjithë rajonit të Lezhës, probleme që fatkeqësisht gjatë 2 viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm.” Kështu e ka nisur bashkëbisedimin me banorët e fshatrave Dragush e Koterr në Zadrimë kandidati i djathtë për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj.

Sipas tij përfaqësuesit aktualë në qeverisje janë rikujtuar sërish se ka votues në këto zona dhe duan që të kenë të tyren edhe Bashkinë e Lezhës.

Pasi është njohur me problemet e zonës, kandidati Fran Frrokaj ka bashkëbiseduar nga afër me të pranishmit në këtë takim të cilët i ka siguruar se investimet e kërkuara prej tyre janë lehtësisht të realizueshme, pasi ky është edhe vullneti i tij.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)