LEZHE- Mungesa e sinjalistikës në disa akse rrugorë të qarkut të Lezhës është kthyer në burim aksidentesh.
 
Problemi është ngritur nga shefi i qarkullimit rrugor në qarkun e Lezhës, Valentin Florini, i cili  i bën apel Drejtorisë së Rrugëve të marrë masa për këtë situatë.
 
Florini ka bërë të ditur se të gjitha konstatimet ne aksidentet e ndodhura gjatë 2013 i adresohen kryesisht mungesës së sinjalistikës rrugore.
 
Ndër të tjera shefi i qarkullimit thekson se është përpiluar një dosje e plotë ndaj personave përgjegjës, e cila do të referohet në Prokurori dhe ku do të kërkohet ndëshkimi i tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)