LEZHË - Dy vëllezër, Artur dhe Ardit Dedaj, përkatësisht, 34 dhe 23 vjeç, u arrestuan sot nga policia e Lezhës, pasi akuzohen se tentuan të vrisnin dy persona me armë zjarri.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se qarkut Lezhë, thanë se dy vëllezërit Dedaj, banues në fshatin Balldre i Ri, komuna Balldre, u arrestuan, pasi një ditë më parë, në fshatin Balldre-Lezhe, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatik vëllezërit e bashkëshortes se Arturit, Klaudio Gjoka, 39 vjeç, banues në Lagjen “Besëlidhja” Lezhë dhe Rafaelo Gjoka, 21 vjeç, banues në fshatin Grykë Zezë, Lezhë.
Sipas policisë, njëri prej vëllezërve, ai më i madhi, Arturi, ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vrasje e mbetur në tentative në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake në ambiente publike”.
Ky person në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit Lezhë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com