LEZHE - Policia e Lezhës ka nisur preçedim penal, ndaj kreu të Komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Uniformat blu të Lezhës kanë bërë të ditur se kreu i Komunës akuzohet se i ka prishur lokalin në zonën e Kunës një shtetasi në kundërshtim me ligjin, pasi ai e ka patur me dokumentacion të rregullt.
Lokali i shtetasit, Fran Marku, i cili ishte i ndërtuar në brezin e rërës është u prish gjatë aksionit që kishte ndërmarrë Inspektoriati Urbanistik Kombëtar në vitin 2012-të në zonen bregdetare të Shëngjinit.
Sipas kalllëzimit të bërë nga pronari i këtij objekti Komuna nuk i ka njohur të drejtën e kompensimit dhe shpronësimi i objektit nuk është bërë për interes publik, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
Ndaj kryekomunarit prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa ai akuzohet për vepren penale“Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dëmtimit me dashje të pronës”.
Ndërkohe pronari i objektit të prishur Fran Marku ka pohuar se ceshtja mes tij dhe komunës Shengjin prej dy vitesh është proces gjyqësor, ndërsa denoncimine ka bërë para dy vitesh.
Ai shtoi se së fundmi nuk ka bërë denoncim në polici, ndërsa theksoi se dikush i ka dërguar letër ministrisë së drejtësisë për këtë problem nën emrin e tij.
Sipas Fran Markut është marrë edhe indicia e policisë së Lezhës për të nisur procedim penal, ndaj kryekomunarit të Shëngjinit.
Kjo është hera e tretë brenda në harkun kohor të një viti që kreu i Komunës Shëngjin Salvador Kaçaj ndiqet penalisht për shpërdorim detyre.
Sulmet ndaj tijë Kaçaj i ka quajtur si politike dhe për ti dëmtuar imazhin Shëngjinit i cili ka njohur një tranformim rrënjësor gjatë këtyre vitëve
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com