LEZHE- Në Lezhë rikthehen sportet me dorë pas 23 vitesh mungesë. Dy ish-volejbolliste kanë ringritur edhe një herë ekipin “Besëlidhja” për femra, ndërsa bashkia e Lezhës u ka vënë në dispozicion një palestër.

Pas 23 vitesh mungesë, traditës sportive në Lezhë i rikthehen lojërat me dorë.

Ështe volejbolli, sporti që ka nxitur këto vajza të jenë pjesë e ekipit “Besëlidhja”. Ka mjaftuar dëshira e Rita Haskut dhe Zyrafete Kullit, dy ish-sportistë të këtij qyteti, që shumë shpejt volejbolli të përqafohet nga shumë të reja.
 
Ekipi i volejbollit ka gjetur edhe mbështetjen e bashkisë së Lezhës, e cila ka vënë në dizpozicion një palestër.
 
Vetëm pas zhvillimit të dy ndeshjeve të para në kampionat, është kombëtarja e volejbollit që kërkon 2 sportistë të ekipit “Besëlidhja”.  
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)