Një shaka adoleshentesh ka vënë në alarm Specialistet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë në Lezhë.Si pasojë e një publikimi në rrjetet sociale të elementeve pro grupit terrosit ISIS, 10 gjimnaziste në Lezhë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
 
Ajo çfarë kishin komentuar gjimnazistet lezhjanë në rrjetet e tyre sociale vuri në lëvizje policinë qe u vu menjëherë në ndjekje të rastit. Brenda pak oresh të gjithë adoleshentet përfunduan në polici për tu marrë në pyetje.
 
Ata janë marrë në pyetje më praninë e psikologut dhe Drejtoreshës së Gjimnazit në lidhje me ngjarjen, duke pohuar se gjithçka ishte një lojë mes tyre. Sipas pohimeve që kanë bërë në polici, adoleshtentet kanë deklaruar se gjithçka nisi si një lojë që kishte të bënte me kërkesen e mësuesve për të mbajtur larg shkolles persona që nuk kanë lidhje me arsimin.
 
Pasi janë marrë në pyetje, gjimnazistet janë lënë të lirë, ndërsa policia ka bërë të ditur se po monitorohet çdo rast ku evidentohen nisma pro terrorizmit. Menjëhere pas ngjarjeve në Francë Prefekti i Qarkut të Lezhës Altin Jaku thirri në një takim strukturat antiterror ku u kërkua angazhim dhe vigjilencë ndaj akteve terroriste.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)