Prej 25 vitesh vijon shfrytëzimi pa kriter i inerteve mbi lumin mat, teksa dëmi që i bëhet natyres cdo ditë e bëhët me I madh.
 
Angazhimet për parandalimin e këtij fenomeni deri më tani kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa urat që ndodhen mbi lumin Mat po shkojnë drejt degradimit të plotë.
 
Firmat e ndryshme shumica prej të cilave jo me licencë të rregullt e zhvillojnë aktivitetin pranë këmbëve te Urave.
 
Çdo ditë kamionet ngarkohen me inerte në këtë zonë, ndërsa askush nga intancat e mjedisit nuk duket në qarkullim për të monitoruar situatën.
 
Banorët e këtyre zonave të mësuar me neglixhencën e shtetit, ngurojnë edhe të dalin para kamerave, pasi e din se ankesat e tyre do bien në vesh të shurdhër.
 
Duke përfituar edhe nga heshtja e banorve dhe instancave përkatësë babëzia e firmave që shfrytëzojnë shtratin e këtij lumi për të nxjerrë inerte nuk ka të sosur. 
 
Deri më sot gjobat e inspektoratit të mjedisit kanë qënë minimale, ndërsa ky institucion në Lezhe dhe Mirditë është thuajse inegzistent.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )