LEZHË - Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Burimet zyrtare thanë se, Alfons Balla dhe Serafink Frroku janë arrestuar për vjedhjen e antenave të telefonisë celulare në fshatin Bacel, ndërsa kanë pranuar edhe vjedhjen e 70 metra kabllo.
Sipas policisë, dy të arrestuarit në datën 24 janar 2014 kanë vjedhur kabllon elektrik të ndriçimit të kishës në fshatin Spiten.
Gjithashtu ata akuzohen se kanë vjedhur edhe sistemin e ndriçimit të kalasë në Lezhë ngjarje e ndodhur në 15 shkurt 2014.
Policia e Lezhës tha se, gjatë hetimeve ka zbuluar edhe vjedhje të tjera për të cilat akuzohen dy të arrestuarit.
Kështu sipas tyre, është dokumentuar vjedhja e ndodhur në datën 2 shkurt 2014 ku është vjedhur porta hyrëse material hekuri tek banesa e Llesh Tukut.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com