LEZHE -Shiu i korrikut i paraprin panikut që mund të përjetojnë banorët e lagjes “Nene Tereza” në Lezhe gjatë stinës së dimrit. 

Këtë frike e krijon segmenti në rikonstruksion që përshkon këtë lagje. Për shkak të zvarritjeve në përfundimin e këtij segmenti, vërshimi i ujërave të bardha e të zeza, i cili mori me vete edhe inerte depërtoi në disa banesa dhe përfundoi në superstradë.

Banorët fajesojnë bashkinë për devijim të projektit si dhe hartimin e tij nga zyrat me interesa personale e jo nga terreni. 

Ky investim duhet të përfundonte në fillim të muajit Gusht, ndërsa banorëve të lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë u janë shuar shpresat se kjo pamje dhe situatë do të marrë zgjidhje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)