Bashkia e Lezhës hapi këtë të shtunë zyrtarisht sezonin turistik me festime dhe aktivitete, të cilat u përqendruan në bregdetin e Shëngjinit.
Koncerti i mbrëmjes u përshëndet nga shumë qytetarë, të cilët u bënë pjesë e atmosferës së krijuar nga artistë të njohur, që u ngjitën në skenën e vendosur në sheshin “Willson”.
Kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj premtoi së gjithçka do të jetë më mire se vitin e shkuar.
Sivjet gjithçka do të jetë më e mirë nga vjet. Dhe vitin tjetër do të kemi përsëri një revolucion që të jetë gjithmonë kjo situata përsëritëse. Për emigrantët rruga e përpunuar do të krijojë një farë kaosi për pushuesit, por pastaj do të jetë në një standard të pranueshëm.
Kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj