Pasditja e 5-nëntorit ishte e veçantë në kishën e Martireve në Blinisht të Lezhës. Banore të Zadrimës dhe priftërinjtë e Dioqezes së Sapës, u bënë bashkë për të përkujtuar 8-vjetorin e shenjtërimit të 38-martireve të fesë, eshtrat e tre prej të cilëve, At Ndoc Suma, Dom Luigj Prendushi dhe Vinçens Prenushi prehen pikërisht në këtë kishe.
Rituali fetar nisi me një ecje në rrugë të titulluar "Në gjurmet e Martireve", ndërsa mesha e shenjtë në nderim të tyre i mbajt dhe në katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhës.
Martirët e Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë këta martirë që dhanë jeten për fe dhe Atdhe.