LEZHE - Ministria e Bujqësisë ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën në Hidrovorin e Tales, duke montuar një pompë e cila përballon prurjet e kolektorëve shkarkues dhe shmang përmbytjet.
Problemet e krijuara gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike, duke bërë që kuota e ujit në hyrje të këtij hidrovori të arrijë në 1.9 metër. Sipas përgjegjësit të Hidrovorit të Tales Mark Biba, nëse nuk do të ketë probleme në furnizimin me energji elektrike, ateherë është e mundur që me kapacitetin e pompave të instaluara të shmangen plotësisht përmbytjet.
Shtabi i emergjencave civile në prefektureën e Lezhës ka bërë publike situatën e krijuar nga përmbytjet, ku sipas të dhënave bëhet e ditur se 1250 hektarë janë të përmbytura ndërsa 300 hektarë kanë ujëra sipërfaqsore.
Po sipas njoftimit të dalë nga ky shtab mësohet se situata është nën motitorim të plotë dhe ka patur kontakte të vazhdueshme me të gjithë aktorët për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com