LEZHË - Një 70-vjeçare është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës, pasi është grabitur në banesën e saj nga tre përsona të maskuar.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës, ku pre e sulmit ka rënë Pashkë Doshi, 70-vjeçe.
 
Fatmirësisht, kanë qenë bashkëfshatarët e saj që u zunë rrugën grabitësve me një makinë të tonazhit të rëndë dhe bënë të mundur, arrestimin e tyre.
 
Policia e Lezhës bëri të ditur se kanë qenë tre përsona të maskuar, që kanë hyrë me një makinë "Golf" në oborrin e shtëpisë të  gruas së moshuar për ta grabitur.
 
Pasi kanë hyrë brenda në shtëpi, ata i kanë kërkuar se ku i ka të fshehura lekët  dhe bizhuteritë. Por ajo iu është përgjigjur se nuk ka para.
 
Pas kësaj përgjigjeje, ata e kanë dhunuar barbarish 70-vjeçaren, duke e futur edhe në banjë dhe lidhur me litar. Aty i kanë vjedhur gjithë bizhuteritë që ka patur në dorë dhe janë larguar me shpejtësi.
 
E moshuara, që kaloi një gjendje shoku, tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes duke deklaruar se në ato momente ka përë një tmerr të vërtetë nga dhuna e ushtruar nga agresorët.
 
Policia e Lezhës bëri të ditur se pasi kanë kryer grabitjen, tre të rinjtë janë larguar me shpejtësi.
 
Kanë qenë banorë të zonës të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe i kanë bllokuar rrugën makinës së hajdutëve, me një mjet të tonazhit të rëndë.
 
Duke mos gjetur zgjidhje tjetër, ata kanë braktisur makinën që e kishin marrë me qera dhe janë larguar në këmbë.
 
Pas 5 orësh policia bëri të ditur se ka ndaluar dy përsona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
 
Në prangat e uniformave blu kanë rënë Tomi Ujka, 31 vjeç, i cili ishte pronari i automjetit si dhe Esidor Marku, 22 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Kristjan Suti; që të tre nga Shkodra.
pashke doshi

pashke doshi 
pashke doshi
(Pashke Doshi rrëfen dhunën e ushtruar mbi të)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)