Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit, një natë më parë në fshatin Gajush të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur menjëherë sapo kryefamiljari Saimir Kola ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës.
Në momentin e shpërthimit, pesë personat e tjerë të familjes ndodheshin në verandë, duke mbetur edhe ata të plagosur. Kryefamiljari ka pësuar djegie të shumta në fytyrë dhe trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë.
Sipas burimeve, pritet që ai të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Ndërkohë, pesë anëtarët e tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Lezhës, janë në gjendje të stabilizuar dhe po mbahen nën monitorimin e mjekëve.
Të plagosurit jetonin në Itali, por kishin ardhur në Lezhë pasi sot vëllai i Saimir Kolës do të martonte vajzën.
Lajm në përditësim…








Komente
Komento