Lezhë, arrestohet një nga organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave

Lezhë, arrestohet një nga organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave

LEZHE - Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë ka çuar në pranga një të shpallur në kërkim. Report TV mësoi i pari se në prangat e policisë kishte rënë Lekë Frroku, ndaj të cilit ka një masë arresti me burg nga Gjykata e Lezhës për falsifikim dokumentesh. 

Burime nga Prokuroria konfirmuan se Frroku është një prej organizatorëve të skemës që çoi në tjetërsimin e 236 mijë m2 tokë në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" në bregdet, e cila u përfitua nga persona të ndryshëm duke u regjistruar në tokë arë edhe pse në realitet bëhej fjalë për ranishte. Frroku u arrestua ditën e sotme nga blutë e komisariatit të Lezhës teksa po lëvizte me automjet në këtë qytet.  

Frroku në shoqërinë e tre femrave
Në momentin e arrestimit, Fran Frroku ndodhej në makinë i shoqëruar nga tre femra. Policia nuk jep të dhëna për identitetin e tre shoqërueseve të të arrestuarit.

Njoftimi i Policisë

Lezhë

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.

Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Në hetim edhe kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj
Për tjetërsimin e pronave në Lezhë janë 23 nën akuzë, ndërsa 13 të arrestuar. Në hetim është edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i cili u la nga gjykata në "arrest shtëpie". Frrokaj ka pranuar se ka firmosur dokumentet e përgatitura nga vartësi, por ka mohuar që të ketë lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat dhe se nuk ka asnjë provë që e implikon. 

"Nuk kam asnjë lidhje me akuzën. Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumenteve që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur dijeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë”

Fran Frrokaj, kryetar i Bashkisë Lezhë 

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, dyshohet se me firmën e tij ka miratuar rreth 13 praktika dërguar hipotekës së Lezhës, duke i ndryshuar zërin kadastral disa pasurive në bregdet (Ekskluzive në Shqiptarja.com), pasuri këto që më pas janë regjistruar në hipotekë, në emër të personave të ndryshëm. 

Nga hetimet paraprake të zhvilluara prej organit të akuzës ka rezultuar se parcelat e pronave objekt hetimi në zonën kadastrale Nr.2568 (Mali i Rencit) dhe në zonën kadastrale Nr.2569 (Mali i Shengjinit), janë terrene pyll me pisha si dhe rërë. Duke ju referuar fakteve të lartcituara në lidhje me pronat objekt hetimi sipas organit të prokurorisë ka dyshime të arsyeshme se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave të tjetërsimit të këtyre pronave nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?