Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit të vogël, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit në orët e para të mbrëmjes.
1
2
(Foto nga aksidenti dhe mbërritja e ambulancës)

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com