Lezhë/ Bashkë me vjeshtën vijnë virozat, fluks në urgjencë! Pediatri tregon shenjat që nuk duhen neglizhuar tek të vegjlit

Kthimi i fëmijëve në bankat e shkollës, grumbullimet si dhe luhatja e temperaturave janë shoqëruar me rritjen e sëmundshmërisë. Në pediatrinë e Lezhës, 30 deri në 35 fëmije kërkojnë ndihmë mjekësore në shërbimin pediatrik. Shefi i shërbimit, mjeku pediatër Bardhok Gjoka tregon disa prej simptomave.

“Më tepër paraqiten me infeksione në rrugët respiratore që klinikisht manifestohen si rinit, laringit si dhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes që klinikisht manifestohen me bronkit. Simptomat më të zakonshme janë rrjedhje e hundës, dhimbje e fytit, kollë, temperaturë, ulje e oreksit”, tha ai.

Më të prekur janë fëmijët e vegjël të moshës nga 1 deri në 5 vjeç.

“Numri i vizitave është 30-35 në 24 orë, në disa raste marrin perfuzion, në raste të tjera vetem qetësues me antipiritik”, shton mjeku.

Mjeku këshillon prindërit të mbajnë nën kontroll temperaturën e lartë tek fëmijët dhe nëse vazhdon më tepër se 3 ditë, atëherë duhet të paraqiten tek mjeku i familjes apo pediatri për ekzaminime të mëtejshme.

“Fëmija me temperaturë deri në 38 gradë s’ka nevojë për ilaçe. Mbi 38 gradë duhet të pijë ibuprofen ose paracetamol. Nëse fëmija kalon më shumë se tre ditë me temperaturë të lartë dhe shoqërohet me bark e të vjella me patjeter duhet të paraqitet në urgjencë”, tha Bardhok Gjoka, pediatër.

Kjo situatë pritet të vijojë edhe përgjatë muajit tetor.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për tre muaj

Qeveria e re e Sirisë pezullon kushtetutën dhe parlamentin për tre muaj