Në Lezhë ka lindur edhe një tjetër festival për fëmijë, që është krejt i ndryshëm dhe mjaft i veçantë për këtë qytet të vogël. ‘Cigan Fest’ është aktiviteti i radhës që vjen nga pallati i kulturës “Dede Ndue Lazri” në Lezhë.
 
Drejtues vendor, artistë të apasionuar pas kulturës cigane dhe spektatori ka shijuar një mënyrë tjetër të talenteve që vinë nga komuniteti rom dhe egjiptian.
 
Në përfundim të këtij koncerti, Gabriel Sinani, ka rezultuar të jetë fituesi  i këtij kompeticioni.
 
Jam i bindur se përmes këtyre aktiviteteve ne japim mesazhin e duhur tek të gjithë se përmes kulturës, përmes edukatës ngremë entuziazmin, por angazhojmë të gjitha ata që ndikojnë në rritjen e cilësisë së tyre.
 
Ky festival që vjen në formën e një spektakli ka patur edhe një tjetër veçanti artistike, performancat ishin të gjitha live, një element që mungon në pjesën më të madhe të aktiviteteve  të ngjashme.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)