Një 44-vjeçar është arresuar nga policia e Lezhës pasi ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë Fatmir Kolecaj të cilit i sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe 11 fishekë pa leje.

Policia bën me dije se Kolecaj ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në prezencë të fëmijëve .

Blutë bën me dije se Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Dhuna në familje " "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/2 të Kodit Penal.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com