LEZHË - Një vrasje për motive pronësie është parandaluar në kohë nga efektivët e Policisë së Lezhës. Blutë e Lezhës thonë se mundën të kapin pas 5 orë ndjekjeje në pyll 46-vjeçarin Ded Zhuri i cili kishte marrë kallashnikovin pa leje për të vrarë bashkëfshatarin e tij me inicialet M.Gj.

Ngjarja ndodhi në fshatin Torovicë në lagjen Malecaj për një konflikt të hershëm pronësie mes tyre.

Policia mori informacione në rrugë operative, dhe menjëherë u angazhuan efektivët në terren të cilët pikasën në fshat Zhurin të armatosur. Sapo ka parë forcat e policisë 46-vjeçari ka hedhur automatikun dhe është larguar në pyll.

Vënia e tij në pranga është bërë e mundur pas 5 orësh ndjekje nga efektivët. Ded Zhuri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

automatik
Arma e sekuestruar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)